Manchester City ka zhgënjyer fansat e tij me një humbje të papritur, por që nuk e cënoi kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League, atë të çerekfinaleve.

Si rrallëherë këtë sezon, ekipi i Guardiolës nuk ka mundur të korrë frytet e punës së tij ndaj një rivali inferior në letër, si Bazeli, ndaj të cilit kishte fituar thellë 4-0 në duelin e parë të luajtur në Zvicër.

Në “Etihad Stadium”, “Citizens” kaluan të parët në avantazh, me anë të Gabriel Jesus, por panë kundërshtarët e tyre të barazonin shumë shpejt brenda pjesës së parë me Elyounoussi.

Në të dytën, edhe në Manchester erdhi një përmbysje rezultati, pasi Bazeli shënoi golin e dytë me anë të Lang, një fitore për zviceranët që shërben thjesht për statistikë.

FOTO GALERI
14/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA