Si përgjigjet Guardiola kur krahasojnë Cityn me Barçën

06/03/2018 17:30

Loja e mirë që po paraqet Manchester City këtë sezon ka bërë që të nisin krahasimet mes skuadrës që po kryeson bindshëm kampionatin anglez dhe Barcelonës.

Por, trajneri aktual i City-t dhe ish-trajneri i katalanasve nuk e pranon aspak këtë krahasim.

Në një konferencë për shtyp, Guardiola u shpreh kështu: “Nuk jemi në të njëjtin nivel me Barcelonën sepse ata kanë lojtarë të tjerë, që kanë fituar shumë në të kaluarën. Ne jemi të rinj, kemi fituar vetëm një titull. Nuk mund të krahasojmë. Nuk është mirë për City-n që të krahasohet me atë ekip. Ajo skuadër ka dominuar 10-15 vitet e fundit, me lojtarë dhe trajnerë të ndryshëm. Kanë fituar tituj në çdo sezon. Për të qenë si Barcelona, duhet të jemi në nivele të larta për një kohë të gjatë. Ne kemi fituar vetëm një titull”.

Top Channel