Greqia nxjerr rregulla të reja për dhënien e nënshtetësisë, në një lëvizje që sipas ministrit të Brendshëm Panos Skurletis u jep mundësinë mijëra emigrantëve që ta marrin atë.

“Duam me qëndrimin tonë të dërgojmë mesazhet e duhura në të gjithë botën kundër ksenofobisë dhe racizmit.Duam t’i japim shanse të gjithëve, pavarësisht origjinës së tyre. Po përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e shtetësisë.Vendosëm dhënien e mundësisë për fëmijët e lindur në vend, por që për arsye të ndryshme nuk përfitonin, si u jepet mundësia edhe shumë të tjerëve të marrin shtetësinë”, tha ministri i Brendshëm grek.

Sipas Skurletis ndryshimi prek dhe mënyrën e intervistimit të kandidatit në një procedurë të thjeshtuar për evidentimin e personave të integruar në shoqërinë greke. Skurletis tha se po bëhen ndryshimet e duhura ligjore, për të mundësuar dhënien e shtetësisë për ata që kanë mbi 12 vjet qëndrimi në Greqi si edhe për grupmoshat mbi 65 vjeç, personat me aftësi të kufizuar etj. Si dhe për pjesëtare të komunitetin rom të lindur në Greqi.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme greke në Greqi jetojnë 850 mijë emigrantë. Sipas statistikave 174.394 nënshtetesi janë dhënë që prej vitit 2011 deri me 2017. Nga këto 93 % e përfituesve janë nga Shqipëria.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA