Paris SG pret Realin e Madridit në ndeshjen e kthimit të turit të 1/8-ave të Champions League, me synimin për të përmbysur humbjen e parë 3-1 në “Bernabeu”.

Tashmë janë mësuar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve që do të zbresin në “Parc des Princes”, e sigurisht bie në sy mungesa e madhe e Neymar për parizienët.

Parisi do të luajë me Areola, Thiago Silva, Marquinhos, Verratti, Motta, Cavani, Di Maria, Berchiche, Rabiot, Mbappe dhe Alves.

Ndërsa Reali i drejtuar nga një francez, si Zinedine Zidane, kundërpërgjigjet me Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Ronaldo, Benzema, Marcelo, Casemiro, Vazquez, Asensio dhe Kovaçiç.

Top Channel