Nga DJ në kryeministre (FOTO)

06/03/2018 10:50

Në fakt ajo është lidere femër më e reja në botë, duke marrë postin e kryeministres në moshën 37-vjeçare në Zelandën e Re.

Por para se të siguronte punën kryesore në vend, Jacinda Adern ka pasur një tjetër jetë… në skenë, mjaft në kontrast me detyrat e saj politike. Ajo ka qenë dikur DJ, tashmë është në pritje dhe të fëmijës sa saj.

Pas buzëqeshjes së saj, politikania me mjaft stil ka luajtur për 45 minuta si DJ në Festivalin muzikor të Auckland’s, Laneway në 2014.

Në fillim të vitit ajo bëri të ditur dhe shtatzëninë e saj, duke e bërë lideren e parë në botë që nga 1990 që pret një fëmijë teksa është në këtë detyrë. 37-vjeçarja është e martuar me një prezantues televizioni në vendin e saj, Clarke Geyford, një dashuri e lindur nga një miqësi.

“Unë do të jem kryeministre dhe nënë, ndërsa Clarke “burri i parë që do të mësojë diçka të re” dhe një baba që do të rrijë në shtëpi”, ka shkruar ajo në njoftimin e shtatzënisë në janar. Ajo tha e do të rikthehet në punë full time 6 javë pas lindjes së fëmijës, që pritet në 17 qershor.

“E di që nuk jam e para femër që do të punoj dhe do të kem një fëmijë. E di që këto janë rrethana të veçanta, por ka shumë femra që ia dalin mjaft mirë”, vijon Arden.

 

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA