Mourinho, 2 mln euro në 4 ditë; kontratë me televizionin rus

06/03/2018 15:04

Jose Mourinho do të fitojë pothuaj 2 milionë euro për 4 ditë punë gjatë verës së ardhshme. Sipas Dailymail, televizioni rus ‘RT’ ka vendosur që ta paguajë si komentator në Finalet e Botërorit me 475 mijë euro në ditë. “RT” ka fituar të drejtën e transmetimit të Finaleve të Kupës së Botës 2018.

Trajneri i Manchester United që ishte kërkuar më parë edhe nga televizionet britanike BBC dhe ITV do të qëndrojë vetëm 4 ditë në Rusi dhe do të përfitojë 1.9 milionë euro. 4 ditët në fjalë do të jenë pikërisht 4 ditët e para të finaleve të botërorit, që starton më 14 qershor.

Trajneri portugez do të jetë në dispozicion të televizionit rus edhe për ndeshjen finale, por nëpërmjet një lidhjeje satelitore.

Top Channel