Princi i Kurorë së Arabisë Saudite trondit Spanjën, 10 miliard euro për të blerë Barcelonën…
Ndaj Portos nuk shkuan më shumë sesa një barazim pa gola në “Anfield Road”, por kjo nuk përbën aspak problem për Liverpoolin, që pret edhe zyrtarisht biletën për në çerekfinalet e kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë, Champions League, pasi e kishin mposhtur Porton në takimin e parë me një goleadë, 5-0.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, edhe kjo sfidë nisi me një minutë heshtje në nderim të futbollistit të Fiorentinës dhe kombëtares së Italisë, Davide Astori, që u nda nga jeta papritur në moshën 31-vjeçare, si pasojë e një problemi në zemër, që i ngadalësoi atij rrahjet në gjumë.
“The Reds”-at, të “arnuar” thuajse në çdo repart në përballjen e kthimit nga trajneri gjerman Jurgen Klopp, kanë zhvilluar thuajse një ndeshje “miqësore” ndaj portugezëve, duke mos u lënë mundësi të shënojnë, edhe pse kishin aktivizuar në portë portierin e dytë.
Në formacionin e skuadrës angleze viheshin re mungesat e Mignolet, Mohamed Salah, Van Dijk dhe Oxlade-Chamberlein, ndërsa portugezët, edhe pse me formacionin e plotë, nuk arritën të shënonin as edhe një gol nderi përballë anglezëve, duke marrë “valixhet” nga elita e futbollit europian në mënyrë disi të turpshme.
https://www.facebook.com/LiverpoolFC/videos/10156619020957573
Top Channel