Kylie Jenner dhe Travis Scott për herë të parë në publik së bashku

06/03/2018 12:01

Që pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Stormi, çifti i famshëm nuk kishte dalë në publik me njëri-tjetrin, duke bërë që të shtoheshin aludimet për një ndarje mes tyre.

Bëhet fjalë për Kylie Jenner dhe Travis Scott, të cilët duket se fundjavën që lamë pas e kanë shijuar në maksimum.

Ylli i televizionit, dhe partneri i saj janë fotografuar nën shoqërinë e miqve të tyre duke shijuar për pak kohë diellin e Floridës në bordin e një varke.

Më pas çifti dhe miqtë nuk kanë lënë pas edhe jetën e natës në Miami, e cila u shoqërua me një mëngjes të bukur në tarracën e hotelit.

Kjo është dalja e tyre e parë së bashku, pak javë pasi në jetë erdhi vogëlushja, Stormi.

FOTO GALERI
10/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA