E zë masivi dheut, humb jetën i riu në Shkozë. Po mblidhte skrap

06/03/2018 15:00
Foto arkiv

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në Shkozë të Tiranës, teksa ishte duke gërmuar për skrap.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13.00 në një masiv inertesh mbetje të ish uzinës së Autotraktorëve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe.

Një masiv dheu është shkëputur e për pasojë e ka zënë poshtë, A. R., 26 vjeç. Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.

Top Channel