Champions, “thatësirë” në pjesët e para të dy takimeve

06/03/2018 21:35

Pjesët e para të ndeshjeve të kthimit për 1/8-at e finaleve të Champions League, mes Paris SG dhe Realit të Madridit dhe mes Liverpoolit e Portos, janë mbyllur që të dyja me rrjeta të paprekura.

Në asnjë nga dy stadiumet ku po zhvillohen dy nga përballjet më të ndjekura në arenën europiane, nuk është shënuar gol, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga skuadrat respektive.

Kjo, edhe për shkak të rezultateve të takimeve të para, me Realin që ka mposhtur 3-1 Parisin në Madrid, ndërsa Liverpooli triumfoi 5-0 në Portugali, duke siguruar qysh në 90-minutëshat e para një gjysmëbiletë për në çerekfinalet e kompeticionit prestigjioz për klube.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel