“Java e Gruas”, Meta: Te drejtat e grave në zonat rurale, ende të paadresuara

05/03/2018 13:47

Presidenti Ilir Meta ndodhej në Gjinar të Elbasanit ku mori pjesë në aktivitetin kushtuar grave dhe vajzave nga zonat rurale, të organizuar nga “United Nations Women Shqipëri” e që u zhvillua në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Ai foli për të drejtat dhe nevojat e grave, sidomos atyre që jetojnë në zonat rurale, që për kreun e shtetit mbeten ende të paadresuara.

“Gratë janë motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi i shoqërisë. Të drejtat dhe nevojat e grave dhe vajzave në zonat rurale mbeten të paadresuara. Përvec varfërisë dhe nivelit të ulët arsimor në zonat rurale, shqetësuese edhe niveli i lartë informalitet dhe puna e papaguar e grave dhe vajzave. Gratë dhe vajzat në zonat rurale kanë nevojë për akses të plotë në arsimim dhe kualifikime profesionale”, tha kreu i shtetit.

Strategjitë e zhvillimit rural duhet të synojnë rritjen e të ardhurave për familjet shqiptare, rritjen e prodhimit bujqësore dhe redukimin e varfërisë, tha më tej Presidenti Meta.

“Shumëfishim i skemat e granteve, e subvencioneve dhe garancive bankare. Promovim i skemave të mikro-financës dhe kredive agrare me interesa të butë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të grave dhe vajzave në zonat rurale. Përmirësim të kapacitetet institucionale të administratës qëndore dhe vendore në orientimin e sektorëve prioritarë për krijimin e vendeve të punës në zonat rurale. Zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social duke rrëzuar barrierat që pengojnë aktivizimin aktiv të gjysmës së popullsisë në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit”, tha më tej Meta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA