“Biznesi” me të vdekurit, “Fiks Fare” denoncon rastin në Institutin e Mjekësisë Ligjore

05/03/2018 19:45

Biznesi me të vdekurit nuk ka lulëzuar vetëm në spitalet rajonale në rrethe, por edhe në kryeqytet.

“Fiks Fare” denoncon mbrëmjen e kësaj të hëne sesi një punonjës funerali sillet si “drejtor nate” në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Emisioni investigativ tregon sesi punonjësi është i punësuar pranë një agjencie funerale, por gjithashtu, autoritetet e Institutit të Mjekësisë Ligjore i kanë lënë çelësat e Morgut për të administruar punën nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 08:00 të mëngjesit, kur rikthehet në detyre personeli.

Instituti i Mjekësisë Ligjore pretendon se ka një kontratë shërbimi me agjencinë funerale, ku është i punësuar ky person, por në asnjë pikë të saj nuk deklarohet se ai ka të drejtë të marre viktimat nga ambulancat shtetërore, t’i fusë në morg, apo t’i nxjerrë prej tij, siç konstatohet nga “Fiks Fare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA