Tragjedi në futbollin italian: ndërron jetë mbrojtësi i Fiorentinës

04/03/2018 12:24

Një tragjedi ka tronditur futbollin italian këtë të dielë, në një ditë kur mijëra tifozë e konsiderojnë festë dhe argëtim për të parë ndeshjet e skuadrave të zemrës.

Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Futbollisti i kombëtares italiane, me 14 prezenca në seleksionin e “axurrëve”, u gjet pa jetë në hotelin La Di More’, në qytetin e Udines, aty ku ishte grumbulluar së bashku me skuadrën për të luajtur në stadiumin “Dacia Arena”. Ndeshja mes Udinezes dhe Fiorentinës u shty për shkak të tragjedisë, e po kështu edhe Xhenoa-Kaljari.

Futbollistët e Fiorentinës u shokuan kur morën vesh lajmin se kapiteni i ekipit u gjet pa jetë pak orë para ndeshjes. Autopsia do të zbulojë shkaqet e tragjedisë, por mësohet jozyrtarisht se vdekja erdhi për shkak të një infarkti kardiak.

Davide Astori, baba i një vajze 2-vjeçare, u rrit në skuadrat e moshave të Milanit, por në karrierën e tij ka luajtur për 6 vjet me Kaljarin dhe një sezon me Romën.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA