“Dua të të bëj të lumtur”, rekord audience, por edhe reagimesh në rrjetet sociale

04/03/2018 15:51

“Dua të të bëj të lumtur” ndan publikun përgjysmë. Që prej nisjes së këtij formati, është vënë re një reagim i madh nga audienca që e ndjek, siç nuk ka ndodhur më parë.

Rasti i kësaj të shtune, ku Pastor Alfredi kërkoi kujdestari alternative për dy vajzat e Gëzimit, shënoi një rekord audience e reagimesh në rrjetet sociale. Gjysma e shikuesve mbështesnin babain, i cili pavarësisht se i ka lënë në jetimore vajzat, nuk pranoi të lejonte pastorin të kujdesej për to. Ndërsa një numër po aq i madh shikuesish, mbështesnin pastorin që është shprehur i gatshëm të kujdeset për dy vajzat e mitura.

“Dua të të bëj të lumtur” synoi që përmes kësaj të shtune, të bëjë të lumtura dy vogëlushet që prej vitesh nuk kanë një familje normale, me një nënë që i ka braktisur e një baba që nuk ka mundësi financiare ti marrë në shtëpi.

Arbana Osmani sqaroi në program se kujdestaria alternative nuk është birësim, megjithë këtë, babai i vajzave kërkoi që pastori me të shoqen të mos i afroheshin vajzave të tij.

Pavarësisht se si shkon përballja në studio “Dua të të bëj të lumtur” ka për qëllim që t’i ndihmojë personazhet e tij, e për këtë arsye, programi i erdhi në ndihmë Gëzimit me një çek me vlerën 1 milionë lek.

Programi më i ndjekur e më i komentuar i së shtunës ka pasur reagime nga shqiptarët brenda e jashtë vendit, duke ofruar edhe këtë herë të qeshura.

Top Channel