Pak ditë kaluan në Japoni dhe Instagrami i tyre u tejmbush me foto nga udhëtimi sensacional.

Por duket se aventura e tyre aziatike ka përfunduar dhe tre motrat e famshme Kardashian, Kim, Khloe dhe Korteny, janë fotografuar këtë të shtunë në aeroportin Ndërkombëtar të Haneda të Tokios.

37-vjeçarja, Kim dukej e mahnitshme më flokët e saj rozë, dhe me stilin e të veshurit, që këtë herë ishte thuajse i gjithi i bardhë.

Edhe pse nxitonin për të hipur në avionin e radhës, kalimi i tre motrave Kardashian nuk i shpëtoi vëmendjes së pasagjerëve të tjerë.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel