E shtuna në Serinë A është e pasur me emocione të forta sportive, që prodhojnë dy super-ndeshjet, Lazio-Juventus dhe Napoli-Roma.

Por, për të ‘nxehur’ edhe më shumë atmosferën, ka menduar menaxheri i famshëm, Mino Raiola, nëpërmjet një deklarate publike.

“Më vjen shumë keq që lojtarët e mi, Donnarumma, Verratti, Bonaventura, Balotelli dhe Insigne, nuk do të jenë në Rusi. kjo është e gjitha për faj të Venturës dhe atyre që e vunë atë trajner. Më vjen keq që ende nuk po ndërhyhet në futbollin italian”, u shpreh Railoa.

Më pas ai bëri një prapakthehu dhe korrigjoi fjalinë e tij të fillimit, për Insignen, pasi napolitani nuk ka Raiolën si menaxher.

“Lorenzo është një fenomen dhe do të doja shumë të isha përfaqësuesi i tij, por më parë sulmuesi duhet të zgjidhë problemet që ka me menaxherin aktual”, mbylli deklaratën e tij Railoa.

Top Channel