Një balerinë spiune, në kinema “Imperial”, filmi me spiunazh, “Red Sparrow”

03/03/2018 22:20

Balerina Dominika Egorova rekrutohet ne “Sparrow School”, një shkollë e shërbimit të inteligjencës ruse, ku detyrohet që të vërë jo vetëm mendjen në lëvizje, por edhe trupin si armë të fortë.

Është ky subjekti i filmit spiunazh të shumëpritur “Red Sparrow”, i cili ka nisur të shfaqet në të gjithë rrjetin e kinemave “Imperial”. Misioni i parë i agjentes së kuqe do të ketë në fokus CIA-n, duke kërcënuar sigurinë e dy vendeve.

Aktoret Jennifer Laurence dhe Joel Edgerton vijnë në rolin e dy agjentëve të rinj, që krahas misoneve në shërbim të agjencisë ruse, ndajnë mes tyre edhe pasionin për njëri-tjetrin.

Xhirimet e “Red sparrow” janë shtrirë përtej kontinentit amerikan, duke përfshirë disa skena të xhiruara në Budapest, Bratislave, Vjenë e deri në Londër. Kritika e specializuar e ka vlerësuar “Red sparrow” si një triller me stil nga regjisori Francis Lawrence, i cili tashmë rrugën e suksesit e ka shtruar më herët me serinë e filmave “Hunger Games”, duke zgjedhur gjithnjë si heroinën e filmave të tij Jennifer Lawrence.

Top Channel