I dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm, arrestohet 43-vjeçari

03/03/2018 10:38

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Burime zyrtare policore bëjnë të ditur se është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Trikalon”, duke arrestuar Altin Dhamo, nga Lushnja.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në datën 02.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të datës 28.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për këtë të.

Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale “Vrasje me dashje”, Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Vjedhje e kryer në bashkepunim”, “Armbajtje pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Top Channel