Zjarr në qendër rehabilitimi, 30 të vdekur në Baku

02/03/2018 14:19

Të paktën 30 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri masiv që shkrumboi një qendër rehabilitimi nga droga në në kryeqytetin azer Baku.

Pamjet e transmetuara nga televizionet lokale shfaqin flakët që kanë përpirë të gjithë ndërtesën 1 katëshe.

Autoritetet azerbaxhanase thanë se flakët tashmë janë fikur, por dëmi është bërë, pasi shumica e njerëzve në qendër humbën jetën. Vetëm katër prej personave që jetonin aty mundën që të shpëtojnë dhe janë shtruar në spital.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyet e tragjedisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA