Me Harry Kane që ka bërë gati valixhet për një tjetër zgjedhje profesionale, Tottenham ka filluar të mendojë seriozisht për të zëvendësuar sulmuesin më të mirë të viteve të fundit në Premier League.

Harry Kane është vënë një shënjestër nga Real Madrid, Manchester United dhe së fundmi nga Juve dhe Tottenham me shumë gjasa do të arkëtojë mjaftueshëm para për të bërë një merkato dinjitoze. Klubi londinez ka nisur kontanktet me sulmuesin e Borussia Dortmund, Marko Reus.

28-vjeçari që është nën kontratë deri në verën e vitit 2019 nuk ka ndërmend të rinovojë dhe kjo është një shenjë e mirë për Tottenham. Trajneri Pochetino ka shprehur pëlqimin e tij për sulmuesin gjerman, edhe pae ky i fundit ka qenë shpesh i dëntuar.

Dortmund e vlerëson 60 milionë Reus, ndërkohë që Tottenham kërkon të nxitojë mbylljen e kontratës për të evituar konkurrencen e skuadrave të tjera.

Top Channel