Vendi i ngjarjes

Filiali i një banke të nivelit të dytë është tentuar të vidhet në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Burimet policore bëjnë të ditur se rreth orës 03.50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së Limuthi, persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë deren e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasafortën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel