Një 19-vjeçar është vënë në pranga për tentativë vrasje nga policia e Krujës, teksa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Mariglen Caca 19 vjeç, më 22 shkurt në Fushë- Krujë, në bashkëpunim me shtetasit F.C.30 vjeç, S.C.25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç, pas një konflikti çasti dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri A.P. 29 vjeç, nga Kruja.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasve F.C. S.C dhe L.C. të cilët janë shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Top Channel