Humbje për artin fierak, ndahet nga jeta aktori Sotir Stefa Marsi edhe këtë vit vjen së bashku me Pranverën Frankofone, që çelet të premten në mbrëmje për të vijuar me një sërë aktivitetesh deri në datën 30 mars.
Fituese e tre çmimeve Ceaser, regjisorja franceze Coline Serreaux sjell në Shqipëri filmin “3 burra dhe nje foshnje”, një film i prodhuar në vitin 1985 për të cilin u nominua për çmimin Oskar. Komedia rreth tre beqarëve të përkushtuar, të cilët duhet të kujdesen për një foshnje, që i kaloi kufijtë francezë duke korrur sukses në SHBA dhe Indi, shfaqet të premten mbrëma në sallën e Arkivit Qendror të Filmit.
“Një tjetër pjesë e mrekullueshme e çfarë Franca i ka ofruar botës është pikërisht kinemaja dhe muret e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit do të shfaqin 4 filma njëri më i mirë se tjetri. Ajo që është interesante dhe pse e hapëm me Coline Serreaux është sepse filmi duket sikur është 20 e ca vite para. Pra, kineastët ia dalin të prodhojnë e të parashikojnë se ku të qënit femër e mashkull është pikërisht sot”, thotë Iris Elezi, Drejtore e Arkivit Qendror te Filmit.
Pranvera Frankofone do të vijë me një kënd të ri leximi që do të përurohet më 5 mars.
“Ambasada e Francës, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare do të vënë në dispozicion të lexuesit një hapësirë prej 150 metrash katrorë, një sallë të këndshme leximi me qindra autorë franceze e libra në gjuhën frënge, që do të presë lexuesit. Do të jetë gjithashtu edhe një hapësirë për debat, ku do të ftohen autorë të ndryshëm”, shprehet Rose-Anne Bisiaux, këshilltare për Kulturën në Ambasadën Franceze.
Pranvera frankofone vjen edhe me një film klasik për të mos u humbur “Notre Dame de Paris” me protagonistë Anthony Quinn dhe Gina Lollobrigida.
Top Channel