‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Policia ka arrestuar tre persona si autorë të grabitjes së një pike këmbimi valutor në qytetin e Fierit, duke lënë pas dy persona të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Informacioni zyrtar i policisë bën të ditur se të arrestuarit janë Zini Fyraj, 37 vjeç nga Sevaster i Vlorës, Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.
Rreth orës 10:55 në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier të tre këta persona nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.
Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur dy persona, pronari i exchange, G.H, 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, A.V, 53 vjeç.
Të dy të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG që dyshohen të jenë të falsifikuara.
Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë. Njëri prej tyre në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz, po u arrit të kapej.
Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz.
Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel