Nuk kontrolluan makinën me drogë, arrestohen dy doganierë në Kapshticë

02/03/2018 09:10

Dy punonjës të policisë kufitare të Kapshticësjanë arrestuar pas hetimeve të SHÇBA-së për shpërdorim detyre.

Kontrollori Robert Demiraj dhe Mihallaq Necofski, shoqërues qeni nuk kanë kontrolluar dhe kapur një mjet me drogë, i cili u bllokua më pas nga policia greke.

Në automjetin që drejtohej nga R.H. 24 vjeç dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis.

Top Channel