Shmanget falimenti për kompaninë e regjizorit Harvey Weinstein-it, i cili akuzohet për ngacmime seksuale.

E gjitha kjo ka ndodhur falë një gruaje…

Regjizori tashmë nën akuzë për ngacmime, ka gjetur një marrëveshje me Maria Contreras-Sweet, ish drejtoreshën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të administratës Obama, e cila e ka kthyer atë në një model për promovimin e grave në Hollywood.

Maria Contreras-Sweet, nuk dha detaje mbi marrëveshjen arritur mes tyre, as nuk ka konfirmuar shumën e transaksionit. Deri më tani, vlera e kompanisë është vlerësuar në 500 milionë dollarë, duke përfshirë 225 milionë në mbledhjen e borxheve.

Ndërkohë në Hollywood Boulevard është shfaqur një statujë e artë e Weinstein, me pantofla dhe fustan, ulur në një shtrat me një statujë në dorë, gati për xhirime duke iu referuar skandalit që ka përfshirë atë.

Emri i veprës, “Casting Couch”, është provokues, po aq sa vetë puna.

Autori i kësaj vepre është artisti britanik i cili e quan veten Plastic Jesus, i cili tha se ai do të denoncojë kulturën e heshtjes që për shumë vite ka mundësuar kryerjen e abuzimeve të cilat ata i dinin shumë: “Shumë prej tyre kanë ardhur në Hollywood për të realizuar ëndrrën e tyre e për të takuar Harvey Weinstein, që për shumë prej tyre do të thoshte vetë jeta. Por për fat të keq për shumë prej tyre rezultoi e kundërta, pasi vuajtën dhunën.

Kështu që mendova që njerëzit mund të vinin këtu, të shihnin statujën, të uleshin pranë tij dhe të shikonin se çfarë ndjesie është të rrish afër një mostre”.

“Përbindëshi” ndërkohë mund të marrë frymë lirisht, të paktën nga ana financiare, është ironike por gjithçka ka ardhur falë një gruaje”- Përfundoi autori.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA