Nga Stallone deri tek…Putin, Pamela tregon “listën”

02/03/2018 13:30

“I vetëm, një burrë nuk mund të plotësojë kërkesat dhe dëshirat e një femre”. Ky është parimi i Pamela Anderson.

Në të shkuarën, 50-vjeçarja ka lënë të kuptohej se ka patur “romanca” të shkurtra me Julian Assange, Sylvester Stallone apo Adil Rami, ndërsa tani nxjerr një tjetër emër të bujshëm; Vladimir Putin. Ish-modelja e shndërruar në aktiviste, foli për Piers Morgan ku u pyet për llojin e raportit me Presidentin rus.

“Kam pasur kontakt dhe e ruaj ende kontaktin me të që prej lobimit tim në 2009 për të ndalur gjuetinë e fokave”, pohoi ajo, duke qeshur.

50-vjeçarja bëri një tjetër rrëfim pa komplekse, kur tregoi se në një rast, shtatë modele të zhveshura e panë atë duke bërë seks me Hugh Hefner. “Mendova se çfarë mund të ndodhte mes 7 vajzave dhe Hef? U ula në krevat dhe po i shihja, më pas kuptova që po më shihnin ato mua”, tha ajo.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA