
Foto/ “Nga yll i p*rnos në shërbëtore”, e dashura e ish-futbollistit të Arsenalit tregon: E pabesueshme se si…
18/05 18:51
E hijshme dhe e ëmbël. E tillë ishte sfilata e modës në Bruksel të Belgjikës, ku moda ndërthurej me çokollatën. Shfaqja që bashkoi stiliste e pastiçierë nga më shumë se 15 vende, nisi panairin tre ditor të çokollatës në kryeqytetin belg.
Çokollata ishte materiali i përdorur për veshje nga më të larmishmet, nga fustanet e mbrëmjes e deri tek kapelet.
Panairi ndërkombëtar “salon du chocolat”, ku vizitorët mund të provojnë ëmbëlsira prej më shumë se 130 pjesëmarrësve, është kthyer në një traditë në vendin që dominon tregun e çokollatave në botë. Kryebashkiaku i qytetit Philippe Close e quajti shfaqjen një ëndërr të kthyer në realitet.
Top Channel