Lufta e Ftohtë? Putin: Propagandë! Garën e armatimeve e nisi SHBA

02/03/2018 14:04

Presidenti rus Vladimir Putin hodhi poshtë zërat që flasin për një Luftë të Ftohtë të re, por nuk harroi të fajësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për garën e re të armëve.

“Unë mendoj se individët që flasin për Luftë të Ftohtë nuk janë analistë, por bëjnë thjesht propagandë. Por nëse do të flasim për garë armësh, unë ju them se kjo nisi kur SHBA braktisi traktatin kundër raketave balistike”, deklaroi Putin në një intervistë ekskluzive për televizionin amerikan NBC.

Në intervistëne me gazetaren e njohur Megyn Kelly, Putin gjithashtu konfirmoi deklaratat e tij të mëparshme për aftësitë bërthamore ruse.

“Është fakt se çdo sistem armësh që përshkrova sot lehtësisht kalon dhe shmang një sistem antiraketor”, vijoi Presidenti rus, i cili më herët në lajmërimin e tij thoshte se raketat bërthamore janë të pathyeshme dhe se janë të afta të fluturojnë pa limite.

Zyrtarë amerikanë thanë se nuk janë të shqetësuar nga pretendimet e Putin dhe qetësuan qytetarët se ushtria amerikane është në gatishmëri për çdo eventualitet. Duket se edhe analistët ndajnë këtë pikpëmaje, pasi kanë hedhur dyshime për aftësitë ushtarake që Putin shpalosi duke trazuar jo pak ujërat në planet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA