Në intervistën e tij të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ndër të tjerash, ku ka folur për arritjet e tij në drejtimin e Lazio-s, Igli Tare ka zbuluar edhe ëndrrën e tij.

Tare thotë se një njeri pa ëndrra është i vdekur, ndërsa më pas zbulon ëndrrën e tij.

“Që kur isha lojtar kisha një dyshim, drejtues apo trajner. Rruga u bë menjëherë e qartë, por një njeri pa ëndrra është i vdekur, dhe unë ëndrrën time nuk e kam fshehur kurrë. Nëse një ditë bëhem trajner, do të drejtoj Shqipërinë, jo një klub”, është shprehur Igli Tare.

Intervista e plotë.

Top Channel