Jose Mourinho ka deklaruar se të gjithë e dinë që “ky është sezoni i fundit i Zlatan Ibrahimovic me Manchester United”.

Trajneri portugez i “Djajve të Kuq” deklaroi: “Zlatan ka fituar të drejtën për të zgjedhur vetë të ardhmen e tij. Është një futbollist i madh dhe me një karrierë për t’u pasur zili”.

36-vjeçari Ibrahimovic nuk luan një ndeshje zyrtare që nga 26 dhjetori, kundër Burnley. Sulmuesi suedez u dëmtua në fund të sezonit të kaluar në ligamentin e kryqëzuar të gjurit, dëmtim që e mbajti jashtë fushave për 7 muaj.

“Ka qenë një sezon shumë i vështirë për të. Nuk është i dëmtuar aktualisht, por nuk e ndjen veten gati për të luajtur dhe për të ndihmuar shokët e skuadrës. Është një njeri i ndershëm dhe kërkon që të aktivizohet vetëm kur të jetë në gjendje të ndihmojë me të vërtetë”, shtoi Mou.

Top Channel