Chelsea ka gjetur trajnerin e së ardhmes

02/03/2018 17:05

Duket se e ardhmja e Antonio Contes është gjithmonë e më shumë larg Chelsea-t.

Pasi fitoi kampionatin anglez sezonin e kaluar, “Blutë” nuk ishin asnjëherë në luftë për titullin e këtij viti. Trofeu i vetëm në lojë për ta është Champions League, por rezultati i ndeshjes së parë ndaj Barcelonës (1-1 në “Stamford Bridge) nuk është shumë i favorshëm.

Tashmë, sipas “The Sun”, drejtuesit e Chelsea kanë vendosur që ta mbajnë në stol italianin deri në fund të sezonit aktual e më pas ta zëvendësojnë me një njohje të vjetër të klubit. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin Frank Lampard. Fillimisht, Lampard do i bashkohet stafit teknik të italianit, më pas do të jetë pjesë e stafit të Luis Enrique ose ndonjë trajneri tjetër që do të zgjedhë Roman Abramovich dhe në planin afatgjatë shikohet si trajner i skuadrës.

Top Channel