Ndryshe nga babai, duket se mamaja e tyre është shumë herë më kërkuese në raport me ta.

Bëhet fjalë për ikonën e modës, Victoria Beckham e cila, pavarësisht motit të ftohtë dhe ngricave që kanë përfshirë Londrën këtë të enjte, sërish i ka çuar në shkollë fëmijët e saj.

Dhe duket se një gjë e tillë i ka revoltuar fëmijët e Victorias, të cilët në rrjetin social Instagram kanë postuar një foto së bashku, ku shkruajnë: “Kur mami të detyron të shkosh në shkollë, edhe pse jashtë ka shumë borë. Fëmijët e tjerë nuk shkojnë në shkollë. Një mama e tmerrshme”.

Aktualisht ikona e modës ka marrë disa ditë pushim, për shkak se e ka të pamundur lëvizjen nga dëmtimet në këmbë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel