Vijnë andej nga nuk pritet masat e para për kufizimin e armëve në SHBA.

Dy prej supermarketeve më të mëdha në vend lajmëruan kufizime të reja në shitjet e armëve pas masakrës në një gjimnaz në Florida, që i kushtoi jetën 17 njerëzve. “Dick’s Sporting Goods”, kompani që ka mbi 600 dyqane, tha se nuk do të shesë më pushkë gjysmëautomatike dhe se mbështet reformat për armët. Në të njëjtin kuadër, kompania Walmart tha se nuk do t’i shesë armë apo municione askujt nën 21 vjeç.

Lajmërimet e dy kompanive u bënë ndërsa nxënësit e gjimnazit “Marjory Stoneman Douglas” u kthyen në bankat e shkollës. Psikologë të shumtë ishin të pranishëm, ndërsa nxënësit dhe mësuesit u kthyen në shkollë dy javë pasi një nxënës i përjashtuar vrau 17 njerëz në shkollë. Pas masakrës, u shtua edhe më shumë presioni mbi politikanët amerikanë që të veprojnë për të kontrolluar armët, sidomos ra në sy presioni ndaj korporatave që të shkëpusin lidhjet me shoqatat e fuqishme kombëtare të armëve.

Walmart, shitësi më i madh i armëve në SHBA, tha se do të heqë nga inventari i saj armët luftarake automatike, duke theksuar se ka detyrimin që të jetë një shitës i përgjegjshëm armësh zjarri. Në të njëjtin kuadër, kompania “Dick’s Sporting Goods”, duke iu drejtuar nxënësve të gjimnazit “Marjory Stoneman Douglas” tha se zërat e tyre janë dëgjuar dhe po sjellin ndryshime. Kompania tha se nuk do të shesë më armë automatike, nuk do t’i shesë armë askujt nën 21 vjeç dhe gjithashtu nuk do të shëse më karikatorë të mëdhenj.

Kompania shtoi se e respekton amendamentin e dytë të Kushtetutës që garanton të drejtën për të mbajtur armë, por theksoi se dhuna nga armët në SHBA është një epidemi që ka marrë jetët e shumë njerëzve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA