Fitorja 3-0 me Marsejën nuk ka mjaftuar për t’i kthyer buzëqeshjen parizienëve, që kanë humbur futbollistin më të shtrenjtë të tyre.

Dëmtimi i Neymar tanimë është bërë i qartë dhe braziliani ka udhëtuar drejt vendlindjes ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, që me shumë gjasa do ta mbajë jashtë fushe për 3 muaj. Ky vendim ka nervozuar trajnerin Emry që e ka ngritur mjaftushëm zërin: “Me të njejtin dëmtim Guedes ka vazhduar të luajë”.

Braziliani zbriti në Rio de Janeiro ku më pas u nis me një avion privat në një destinacion sekret. Dhe që nga ky moment duket se ‘Zotëria 222 milionë’ nuk është më në duart e PSG, por të Selecaos. Zëdhënësi i kombëtares braziliane zbuloi se ndërhyrja me shumë mundësi do të realizohet të shtunën, ndërkohë që kohët e rikuperimit mendohen të zgjasin rreth 3 muaj.

Me pak fjalë, kjo do të thotë që Neymar nuk mund të jetë më në dispozicion të PSG, por ka kohë të mjaftueshme që të bëhet gati për fnalet e kampionatit botëror, që do të luhet në qershor.

Top Channel