Dallas-Oklahoma ishte një sfidë shumë e rivalizuar, fituesja e së cilës u përcaktua pas kohës shtesë.
Skuadra e Thunder bëri mrekullinë në Teksas. Në “American Airline Center” të Dallasit fitoi përballjen me Mavericks 111-110, në një ndeshje ku ylli i Dallasit, Dirk Nowitzki arriti në kuotën e 31 mijë pikëve në karrierë. Ishte një ndeshje me momente të mira, herë për njërën skuadër e herë për tjetrën. Në fund të kohës së rregullt, rezultati ishte 100-100 dhe skuadrat u detyruan të luajnë 5 minutat e shtesës, ku ishte Oklahoma që mori më të mirën, duke regjistruar një fitore shumë të rëndësishme. Russell Westbroook ishte më i miri në parket për Oklahomën me 30 pikë, 11 topa në tabelë e 7 asist.
Golden State nuk lodhet shumë në ndeshjen me Washingtonin në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Skuadra kampione iu imponua Wizards në “Capital One Arena” me rezultatin 109-101, në një sfidë fitoren e së cilës nuk e vuri në asnjë moment në dyshim. Në pjesën e parë, Golden State shfaqi ulje e ngritje në lojën e saj. Pas pushimit të sfidës, Warriors vendosi diktatin, duke fituar këtë përballje me Washingtonin. Për Golden State spikati Kevin Durant me 32 pikë, ndërkohë që Stephen Curry e mbylli sfidën me 25 pikë të shënuara. Për Washingtonin më i miri në parket ishte Porter, me 29 pikë personale.
Boston ishte dominues në përbaljen me Charlotte, të cilën e mundi 134-106, duke regjistruar fitoren e 4 radhazi për të qëndruar shumë pranë Torontos që kryeson në Konferencën e Lindjes. Ndeshja e zhvilluar në “TD Garden” nuk kishte histori, pasi Bostoni përi padronin e parketit. Kyrie Irving, i cili e mbylli sfidën me 34 pikë, ishte gjatë gjithë kohës një rrezik për mbrojtjen e Charlotte. Basketbollisti i Celtics shfaqi të gjithë repertorin e tij përpara se të ulej në stol në 12-minutëshin e fundit për të pushuar, duke qenë se Boston e kishte siguruar fitoren e sfidës shumë shpejt.
Top Channel