Man. City është i “frikshëm”, 6 gola në 4 ditë Arsenalit

01/03/2018 22:36

Manchester City këtë sezon me Guardiolan në stol është kthyer në një makineri golash dhe fitoresh.

Në transfertën, e vlerësuar si të vështirë për ta, në Londër ndaj Arsenal, “qytetarëve” u ka mjaftuar vetëm 33 minuta për të firmosur fitoren e radhës në Premier League.

Tre gola të shpejtë, fillimisht me Bernardo Silvan, më pas David Silva dhe më tej edhe Sane, thyen Arsenalin në shtëpinë e tij.

Me këtë fitore Manchester City shkon i sigurt drejt titullit me 75 pikë, me një diferencë prej 16 pikëve.

Vetëm 4 ditë më parë, City mori të njëjtën fitore 0-3 në Londër ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për Kupë.

Top Channel