“Në Gjenevë për Kosovën” dhe “Lufta e Kosovës në Labirintet diplomatike”, janë dy botime që profesori i njohur në jurisprudencën dhe diplomacinë shqiptare Ksenofon Krisafi, sjell në këtë përvjetor të rëndësishëm të Pavarësisë së Kosovës.
Në to profesor Krisafi përshkruan kujtimet e tij të para dhjetë vjetëve si ambasador i Shqipërisë, por edhe si ambasador i paakredituar formalisht i gjysmës tjetër të saj, Kosovës, në zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.
“Unë u ndodha në Gjenevë në një moment shumë të vecantë për fatet e të ardhmes së Kosovës. Mbërrita aty në fundin e viteve 1998. Cëshjta ishte shtruar për diskutim dhe zgjidhje në shumë forume, jo vetëm në Gjenevë, por në të gjitha anët e botës. Por në Gjënevë diskutoheshin aspekte të vecanta sepse Gjeneva është vendi që strehon selitë e rreth 40 organizatave ndërkombëtare, përfshi edhe selinë evropinae të OKB”, thotë diplomati Ksenofon Krisafi.
Këto janë dy libra që e njohin lexuesin me aktivitetin e shqiptarëve të Kosovës në Gjenevë, me politikën e jashtme të Shqipërisë së asaj kohe, por edhe me politikën ndërkombëtare. Veprimtaria e profesor Krisafit filloi kur në Kosovë vriteshin njerëz e deri në pranverën e lirisë së shumpritur
“Jam absolutisht shumë i sigurt edhe për shkak të natyrës sime optimiste që e ardhmja e Kosovës ka për të qenë e ndritur”, shprehet prof. Krisafi.
Liria dhe pavarësia e Kosovës janë substanca e këtyre librave, nga një vëzhgim i brendshëm e veprimtari intesive në Gjenevë, në një rast të lakmueshëm për një diplomat.
Top Channel