Kim Kardashian dhe grimeri shqiptar bashkë në një emision?

01/03/2018 12:52

Kim Kardashian dhe grimeri shqiptar Mario Dedivanovic, kanë anonçuar lançimin e një emisioni të ri nën titutllin ‘Glam Masters’.

Ka qenë ylli i televizionit, Kim Kardashian, e cila në rrjetin social Instagram, e ka bërë me dije këtë, duke theksuar se ajo dhe Mario do të sjellin diçka krejtesisht të re për publikun.

Emisioni ka për qëllim që të mbledhë grimierët e njohur, të cilët do të jenë në garë me njëri-tjetrin rreth talentit që kanë në fushën e make up.

Ndërkohë, përpos kritikave të shumta të fansave të saj, Kim vijon publikimin e fotove provokuese në Instagram, në të cilat ekspozon format e saj fizike.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel