Në këto ditë acari është shtuar kërkesa për dru zjarri.
Këtë vit, llogaritet se një metër kub dru kushton 1 mijë lekë më shumë se vitin e kaluar, ndaj sasitë e druve që vijnë nga fshatrat e largëta shkojnë deri në 4 mijë lekë për metër kub.
Përdorimi i druve në Kukës shkon nga ngrohja deri në gatim, por banorët thonë se po hasin vështirësi.
“Çmimi i druve është shumë i shtrenjtë, por edhe nuk po gjejmë edhe pse me çmim të ngritur”, shprehen banorët e Kukësit.
Në Kukës ka rreth 25 centimetër dëborë dhe ngricat e bëjnë të vështirë lëvizjen edhe brenda në qytet. Në shkolla mësimi është pezulluar deri të hënën.
Vendimi i drejtorisë arsimore të Kukësit erdhi për shkak të uljes së numrit të nxënësve që frekuentonin shkollat.
Top Channel