Edhe këtë të enjte, disa shkolla në Bulqizë nuk e kanë zhvilluar procesin mësimor.

Për shkak të temperaturave të ulta dhe reshjeve të mëdha të borës, institucionet arsimore nuk kanë funksionuar, pasi një pjesë e rrugëve të njësive administrative u bllokuan.

Edhe në qytet, në disa shkolla u ndërpre mësimi, ndërsa në ato shkolla që kanë funksionuar, prindërit janë detyruar t’i shoqërojnë vetëm fëmijët, për shkak të ngricave në rrugë.

Drejtori i Zyrës Arsimore Bulqizë, Kujtim Kërkuti shprehet se nga 20 shkolla të Bulqizës, këtë të enjte procesin mësimor e kanë nisur vetëm 14 prej tyre.

“Janë 14 shkolla që vazhdojnë mësimin normalisht, ndërsa 6 shkolla në zonat e thella nuk vazhdojnë mësimin për shkak të reshjeve të shumta të borës dhe mungesës së nxënësve për shkak të largësisë që kanë me shkollën e tyre”, deklaroi Kërkuti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA