Nën reshjet e dendura të dëborës, Kukësi dhe Skënderbeu ndanë nga një pikë në javën e 22 të Kategorisë Superiore.

Në “Zeqir Ymeri” u luajt me top të kuq supersfida e kësaj jave, e cila gjithsesi dhuroi emocione dhe plot 4 gola.

Për kampionët në fuqi golat u shënuan në pjesën e parë nga Kalè dhe Donjet Shkodra, ndërsa korçarët barazuan me dy gola të Sowè në pjesën e dytë.

Ndeshja u zhvillua e gjitha në kushte të vështira për shkak të deborës që nuk pushoi përgjatë 90 minutave.

Laçi fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, ndërkohë që surprizën e bëri Teuta, që mposhti 1-2 Kamzën në fushën e kësaj të fundit.

Në Orën 17:00, në Selman Stërmasi do të luhet sfida mes Partizanit dhe Lushnjes, ndërkohë që kjo javë do të mbyllet me ndeshjen e së enjtes mes Flamurtarit dhe Luftëtarit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA