Tottenhami ka mposhtur me një rezultat tenistik, 6-1, ekipin inferior të Rochdale në takimin e dytë të 1/8-ave për shkak se ndeshja e parë përfundoi në barazim 2-2, duke prerë kështu biletën për në çerekfinalet e “FA Cup”, ku do të përballen me Swansean.

Suksesi i “Hotspur”-save erdhi falë trigolëshit të sulmuesit veteran spanjoll, Fernando Llorente, dygolëshit të shënuar nga koreano-jugori Son Heung-Min, si dhe një gol i mbrojtësit Kylie Walker. Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim 1-1, pasi anësori nga Koreja e Jugut shënoi golin e parë, shpërdoroi nga 11-metërshi për dyfishimin e rezultatit, e më pas miqtë barazuan përkohësisht shifrat.

Por në 45 minutat e dyta, Tottenham nuk tregoi aspak mëshirë, duke shënuar edhe 5 herë të tjera, në takimin e zhvilluar në “Wembley” të Londrës, pasi “White Hart Lane” i është nënshtruar rikostruksionit.

Çiftet e tjera çerekfinaliste janë Manchester United-Brighton, Leicester-Chelsea dhe Wigan-Southampton.

Top Channel