Ka shkëlqyer në ceremoninë e Brit Awards jo vetëm sepse fitoi dy çmime por edhe për shkak të performancës së realizuar.
Por duket se një gjë e tillë i ka kushtuar shtrenjtë.
Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, e cila njihet për hitet e saj të cilat kanë arritur shifra rekord klikimesh në Youtube.
Këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur një body-suit të markës Versace, që i ekspozonte më së miri format e saj fizike.
Por sa ka kushtuar veshja e saj?
Sipas faqes së Instagramit Whattheywearing, ky body-suit që Dua ka veshur në Brit Awards ka kushtuar plot 890 euro dhe ka qenë gjithashtu i shoqëruar me një rrip mezi elegant që kushton 2270 euro.
Dhe sigurisht që me një çmim të tillë nuk kishte se si Dua të mos shkëlqente.
Top Channel