Në territorin e Bashkisë Pukë trashësia e dëborës së rënë në disa zona ka arritur deri në 60 centimetra, ndërkohë që temperaturat janë në vlerat -5°C.

Në qytetet rruget kryesore paraqesin vështirësi kalimi, ndërsa po punohet me vetëm një mjet borëpastruese e gjatë natës. Energjia elektrike nuk ka pasur probleme dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë emergjencë shëndetësore.

Mësimi është ndërprerë në gjithë Pukën deri në një njoftim të dytë.

Rrugët nacionale që lidhin Pukën me Fushë-Arrëzin e Shkodrën janë të kalueshme me zinxhirë. Në këto akse janë tre borëpastruese që po punojnë.

U apelohet drejtuesve të bëjnë kujdes në disa zona, ku bora është kthyer në akull.

Zonat e thella si Iballa, Rrapia e Qelëza herë pas here bllokohen. Gjithashtu e disa fshatra të Njësive administrative Gjegjan, Luf e Qerret janë të bllokuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA