Reshjet e borës kanë vazhduar në juglindje të vendit, ndërsa temperaturat kanë arritur -9 gradë.
Aktualisht, situata paraqitet normale në akset nacionale përvec Qafës së Qarrit, rrugës Korvë Dardhë dhe Korcë-Pustec të cilat në disa pjesë kalohen vetëm me zinxhirë ndërsa problematike mbeten zonat e thella.
Njësitë administrative të Mokrës, Lekasit dhe Vithkuqit mbeten nën pushtetin e borës, ndërsa po punohet për zhbllokimin e tyre, edhe pse paraqiten vështirësi për shkak të terrenit. Rreth 1 metër ka arritur trashësia maksimale e borës në fshatin turistik të Dardhës, ndërsa 30 cm janë regjistruar në Voskopojë.
Reshjet e dëborës, të rëna gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Skraparit, kanë krijuar problematika në këtë qark. Ato kanë sjellë probleme në akset që të çojnë në fshatrat malore drejt malit të Tomorit si dhe kanë bërë që të mbyllet procesi mësimor në 10 shkolla malore.
Specialistja e DAR-it Berat, Luljeta Civeja, shpjegon: “Në institucionet arsimore të Qarkut Berat ka pasur probleme ditën e djeshme. Problemet kanë qenë më të theksuara në zonën e Skraparit, ndërsa Drejtoria Arsimore Berat dhe Zyra Arsimore Kuçovë nuk kanë pasur probleme”.
Top Channel