Një foto zyrtare e Martin Selmayr, punonjësit civil më të dalluar të Komisionit Europian, ka zbuluar disa detaje që kurrsesi nuk duheshin nxjerrë në media: numrat e telefonave të atij vet dhe Komisionerëve europianë dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit.
Fotoja, e cila ishte ende në galerinë e fotove të Komisionit Europian derisa u raportua nga mediet e huaja, tregon Selmayrin teksa punon mbi tryezën e tij.
Por, nga një vëzhgim i imtësishëm i “EUObserver” gjatë kësaj të mërkure, u zbulua se në murin prapa shpinës së tij ndodhej një listë me numrat e telefonave, shumica e të cilave ishin shumë të paqarta për t’u lexuar, por disa prej tyre shiheshin lehtësisht me sy.
Në njërën listë përfshihen numrat e krerëve të zyrave private të komisionerëve, ndërsa në një tjetër numrat e vet komisionerëve.
Selmayr u promovua javën e kaluar nga shef i stafit të presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në postin e punonjësit civil më të lartë të Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit, krahut ekzekutiv të BE-së.
Top Channel