“Nuk njihej nëse ishte mashkull apo femër”. Masakroi 15-vjeçaren, tashmë kërcënim për shoqërinë…

28/02/2018 21:15

Në vitin 2010, ai u burgos pasi masakroi dhe akuzoi seksualisht me një vajzë 15 vjeçare, sot punon si taksist i burgut!

Adoleshentja u gjet pa ndjenja e vetme në dëborë në Uells, me krahë e nofulla të thyera. Një mjek tha në atë kohë se ishte një nga sulmet më të këqija të abuzimeve që ai kishte parë në 28 vite të punës së tij.”Ishte e vështirë ta përcaktoje nëse ishte femër apo mashkull”, tha ai. Fatmirësisht, 15-vjeçarja mundi të shpëtojë falë ndërhyrjes së mjekëve.

Megjithatë, “Daily Mail” shkruan se Kyle John ja ka hedhur paq duke marrë dënimin më të lehtë të mundshëm, ndërsa tashmë sipas medias britanike, është një rrezik potencial për shoqërinë.

Në 2010-ën, kur ishte në moshën 19-vjeçare, mori një dënim të pacaktuar me burg, duke qëndruar të paktën 5 vite pas hekurave. Sot, ai punon si taksist i burgut.

Por një zëdhënës i burgut hodhi poshtë pretendimet, duke dhënë edhe arsyen e këtij vendimi. “Të gjitha automjetet që dalin nga burgu janë të kontrolluara lehtësisht me anë të GPS-ve, për të pasur nën kontroll të plotë të burgosurit. Këto vendime, ne i kemi gjetur si një zgjidhje për të ulur kostot te tatimpaguesit. Nëse të burgosurit shkelin rregullat, atëherë dënimi ndaj tyre është shumë herë më i rëndë”, u shpreh zëdhënësi i burgut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA