Mariah Carey në veshtirësi ekonomike?
28/02/2018 15:40
Ajo gjithmonë është dalluar për jetën e saj super luksoze, kjo edhe pasi situata e saj ekonomike ia lejonte një gjë të tillë.
Bëhet fjalë për këngëtaren Mariah Carey, e cila kohët e fundit ka jetuar në një rezidencë e cila kishte një pagesë mujore prej 100,000 dollarësh në muaj në Coldwater Canyon.
Por duket se Mariah Carey ka vendosur të shkurtojë shpenzimet e saj marramëndëse, pasi sipas mediave ajo ka lëvizur në një shtëpi më të vogël, e cila përfshin 8 dhoma me një pagesë prej 35,000 dollarësh në muaj.
Këngëtarja, 48 vjeç, aktualisht është duke marrë me qera një rezidencë luksoze prej 10.337 metra katrorë në Beverly Hills, e cila më parë përdorej nga Nicki Minaj.
Top Channel