Kufiri Kosovë-Mali i Zi, Kuvendi mban seancën për ratifikimin e demarkacionit

28/02/2018 11:02

Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme, e cila përbën dhe përpjekjen e tretë për kalimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Ndryshimi me dy përpjekjet e mëhershme, të cilat dështuan për shkak të mospajtimeve të mëdha mes forcave politike, është se këtë radhë është arritur konsensusi mes partive shqiptare në pushtet dhe LDK-së. Megjithatë, as kjo nuk duket e mjaftueshme për arritjen e 80 votave të nevojshme që ujdia të marrë dritën jeshile të Kuvendit.

Që të sigurohet numri i nevojshëm duhen të paktën edhe dy vota. Ato po kërkohen brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes, që pavarësisht ndasive, duket më e prirur të mos votojë, ose Lista Serbe, pjesë e koalicionit qeverisës, por që deri tani e ka kundërshtuar demarkacionin.

Seanca e nisur në orën 11 u ndërpre për një pauzë, por ende nuk dihet me saktësi se kur do të vazhdojë. Vota në Kuvend vjen në ditën kur Prishtinën e viziton treshja e fuqishme e Bashkimit Europian: Presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker, shefja e diplomacisë Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA